Katar 2022, seksi mes të pamartuarve do të jetë i ndaluar, përndryshe rrezikojnë 7 vite burg

Katar 2022, seksi mes të pamartuarve do të jetë i ndaluar,

Martesa është çelësi që hap dyert e lumturisë, të paktën në Katar ku gjatë muajve nëntor-dhjetor do të zhvillohet Kupa e Botës 2022. Vendi islamik do të aplikojë rregulla strikte që lidhen me marrëdhëniet seksuale dhe një prej tyre mund të jetë i papranueshëm për të huajt dhe kryesisht për tifozët perëndimorë.

Ata që nuk janë të martuar ligjërisht, nuk mund të kryejnë marrëdhënie intime me njerëz të tjerë në Katar. Lajmin e ka publikuar taboidi “Daily Star” që paralajmëron të gjithë tifozët të cilët planifikojnë të udhëtojnë drejt vendit të Lindjes së Mesme.

Ata që do ta shkelin këtë rregull, do të rrezikonin dënimin deri në 7 vjet heqje lirie dhe ky nuk është një lajm aspak i mirë për të pamartuarit.

“Seksi është praktikisht jashtë menusë, veçse nëse udhëtoni në Katar si burrë e grua. Me siguri në këtë botëror nuk do të ketë histori që do të zgjasin vetëm një natë, madje nuk do të ketë as festa. Të gjithë duhet të jeni të kthjellët nëse nuk dëshironi të rrezikoni burgun. Për herë të parë në hiostoerinë e një botërori, seksi do të jetë i kushtëzuar dhe tifozët duhet të jenë të përgatitur për këtë skenar”, thekson tabloidi.

Në një komunikatë publike, Komiteti Suprem ka theksuar se “Katari është një vend konservator dhe manifestimet publike që shprehin publikisht dashurinë mes një çifti janë të papranueshme, pavarësisht orientimit seksual”.

EMISIONET