Katar 2022, distanca më e madhe mes stadiumeve sa...Tiranë-Kavajë


Katar 2022, distanca më e madhe mes stadiumeve sa...Tiranë-Kavajë

54 km më e gjata dhe 6.5 ajo më e shkurtër. Kaq është distanca e stadiumeve në Doha të Katarit për Kupën e Botës. E llogaritur në realitetin shqiptar, dy ekstremet mund të krahasohen me distancën Tiranë-Kavajë.

Do të jetë botërori i rekordeve të çuditshme Katar 2022 sepse të 8 stadiumet janë pozicionuar në të njejtën zonë urbane dhe nëse bëhet një krahasim me Rusinë, nga St. Peterburg në Krasnodar (1000 km), dy ekstremet e Botërorit 2018, distancat në vendin e lindjes së mesme duken qesharake.

Lojtarët nuk do të udhëtojnë me avion për ndeshjet e radhës, ndërsa 1.5 milionë tifozë do të ngjishen në Doha për rreth 1 muaj. Metroja do të jetë funksionale dhe trenat tërësisht elektrikë ndërsa FIFA ka bërë me dije se ky do të jetë botërori më pak i ndotur nga emetimet e gazrave të karbonit. 

 

 

EMISIONET