“Kangurët” kalojnë Tunizinë, Australia siguron 3 pikë (VIDEO)

“Kangurët” kalojnë Tunizinë, Australia siguron 3

Pas “pokerit’” të golave të pësuar nga Franca në ndeshjen hapëse, Australia reagon dhe këtë e bën në një ndeshje shumë të kompkiuar kundër Tunizisë. “Kangurët” iu falën një goli të shënuar nga Duke në minutën e 23 të takimit për të thyer afrikanët që reaguan me kurajo por nuk arritën të shënonin edhe pse sulmuan vazhdimisht.

Në pjesën e dytë, ndeshja nisi menjëherë me rastet e Tunizisë ku Msakni e Drager patën mundësinë për ta zhbllokuar por në fund të kësaj sfide, Australia nuk vodhi asgjë pasi zhvilloi një ndeshje të disiplinuar duke mos futur ujë në asnjë rast.

Leckie në minutën e 70 mund të kishte dyfishuar ndërsa deri në fund shifrat nuk ndryshuan dhe Australia mund të shijojë pikët e para në këtë botëror duke hedhur kandidaturën për një biletë në fazën tjetër të Kupës së Botës. Ndeshjen e fundit, Australia sfidon Danimarkën ndërsa Tunizia do të përballet me Francën.

EMISIONET