Kampionët e Turqisë zgjedhin detin për të festuar me tifozët (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2022, 22:14
Trabzonspor fitoi titullin në Ligën e Parë Turke pas rreth 4 dekadave dhe festa është e gjitha për skuadrën nga brigjet e Detit të Zi.
Një javë festime për ekipin ku militon edhe Marek Hamsik, i cili bashkë me shokët e skuadrës kanë zgjedhur të respektojnë traditën e qytetit të peshkatarëve duke festuar në det.
Qyteti i Trabzonit është shumë i lidhur me detin aq sa edhe lojtarët e klubit kampion duket se janë bërë njësh me rutinën dhe jetën e banorëve.