Kampionët e Man. City dhurojnë spektakël edhe me rezerva

Kampionët e Man. City dhurojnë spektakël edhe me rezerva

Në daljen e parë si kampionë të Premier League, Man. City edhe pse me ndryshime të rëndësishme në skuadër, arrin të fitojë me një rezultat të thellë 4-3 në “St. James Park” ndaj Newcastle.

Për të kuptuar rëndësinë që i dha Guardiola ndeshjes, mjafton emri i Scott Carson, 35-vjeçarit i cili rikthehet të luajë titullar në Premier League pas 10 vjetësh ndërsa për Citizens e para si portier titullar këto dy vite.

Emil Krafth në 25’ ndezi sfidën me golin e parë për Newcastle telsa në 39’ dhe 42’, ishin Cancelo me Ferran Torres që përmbysën rezultatin por nuk mjaftoi pasi në minutën e 6 shtesë pot ë pjesës së pare Joelinton me penallti barazoi në 2-2.

Po aq e bukur ishte edhe fraksioni i dytë kur Willock i dha avantazhin qymyrxhinjve në 62’ dhe më pas ishte vetëm City në fushë kur Ferran Torres me 2 gola të tjerë në 64’ dhe 66’ përmbysën gjithçka.

Për Man. Cityn tani gjithçka është përqëndruar te finalja e Champions League dhe synimi kryesor për Guardiolën është të ruajë titullarët nga ndonjë dëmtim i mundshëm deri më 29 Maj.

EMISIONET