Kampionati Europian/ Nis Sport Magazinë në Ora News

Ka nisur Sport Magazinë në televizionin Ora News, nën moderimin Altin Sulçe dhe Dorisa Keçanin. Emisioni do të ndjek hap pas hapi kampionatin Europian “Euro2020”, e cili do përfundojë më 12 korrik.

Të ftuar në emision, ditën e sotme komentatori Kosta Grillo, moderatori Arjon Muça, Fioralba Dizdari, dhe gazetarja Alba Kepi në Skype nga Roma, të cilët kanë komentuar skuadrat e futbollit.

Kampionati Europian/ Nis Sport Magazinë në Ora News

Kompionati Eurpian do të nisë në orën 21:00 në Romë, me Turqinë dhe Italinë premierë. Rivalët e Italisë në grupin A janë edhe Zvicra dhe Uellsi.

Në grupin B janë Belgjika  Danimarka, Finlanda dhe Rusia.

Grupi C përbëhet nga Holanda, Austria, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut. Tek skuadra e Maqedonisë janë 6 futbollistë shqiptarë. Në këtë grup është dhe Ukraina.

Në grupin D, bëjnë pjesë Kroacia, Skocia, Anglia dhe Skocia. Në grupin E bëjnë pjesë Poloni, Sllovaki, Spanjë, Suedi.

Grupi F i konsideruar dhe si grup i zjarrit, përfshin, Francën Gjermaninë, Hungarinë dhe Portugalinë.

EMISIONET