"Kam vuajtur shumë", Alcaraz rikthehet me fitore në Roland Garros
Carlos Alcaraz nuk gabon në ndeshjen e tij të parë në Roland Garros. Përballja me amerikanin Wolf regjistroi dhe rikthimin e tij në fushë pas dy muajsh.
Spanjolli nuk e vuri në asnjë moment në diskutim suksesin, teksa përballë numrit 107 në botë dominoi duke e mbyllur gjithçka pas 1 orë e 51 minutash.
Alcaraz triumfoi me rezultatin 3-0 (6-1, 6-2 dhe 6-1).
Wolf e pati të pamundur të bënte surprizën.
Dhe natyrisht nuk pati asnjë mundësi për të tentuar diçka në këtë përballje, ndonëse dha më të mirën e tij.
Alcaraz kërkon të harrojë dëmtimin e pësuar dhe të rikthehet te trofeu.
Aktualisht, 21-vjeçari është në vendin e tretë të renditjes së përgjithshme.
Pas sfidës u shpreh i lumtur që është rikthyer të japë më të mirën e tij: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në Paris.
Ishte një periudhë vërtetë e vështirë për mua.
Më pëlqen të konkurroj, më pëlqen të luaj tenis dhe të qëndroj larg kësaj ishte diçka shumë e keqe për mua.
Bëra gjithçka që të jem në 100%-n tim këtu në Paris, për të treguar tenisin tim më të mirë. Dhe mendoj se ia dola”.