“Kam lënë jetën në fushë për bardheblutë", Edmond Gëzdari: Tirana si autoshkollë trajnerësh

Në “Ora Sport” në Ora News, ish-futbollisti dhe ish-trajneri Edmond Gëzdari tha se në klubin e Tiranës janë hedhur gabim paratë nga drejtuesi i këtij klubi.

Gëzdari: Unë e dua Tiranën me shumë se presidenti sepse kam lënë jetën aty, kam qenë duke vdekur në fushë. Ai ka dhënë lekë, është e vërtetë, por mund të kesh, por më mirë të dish. Ai i ka hedhur lekët gabim.

Kur nuk di mos kujto se u bërë president dhe di. Ai nuk merr të mirë rreth vetes, djemtë të ditur, por merr njerëz me shokë dhe miq. Është bërë Tirana si autoshkollë trajnerësh.

EMISIONET