Ka luajtur një ndeshje me Anglinë, Ish-sulmuesi i Manchetser United ‘blihet’ nga Xhamajka

Ka luajtur një ndeshje me Anglinë, Ish-sulmuesi i Manchetser United

Mason Greenwood, ‘ylli’ i Olympique Marseille të trajnerit Roberto De Zerbi, skuadër me të cilwn ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 4 asistime në 20 ndeshje sezonale midis kampionatit dhe Coupe de France, së shpejti mund të bëhet pjesë e kombëtares së Xhamajkës.

Ish-lojtari i Manchester United ka vendosur të ndryshojë kombëtaren: ai ka luajtur vetëm një ndeshje me "Tre Luanët" në vitin 2020, kur ishte nën 21 vjeç, dhe tani i mungon vetëm një dokument për ta zyrtarizuar këtë "transferim".

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Xhamajkës (JFF), Dennis Chung, e bëri të ditur këtë së fundmi: "Për ne, asgjë nuk ka ndryshuar, situata është e njëjtë.

Në thelb po presim një dokument, vetëm kaq, por e kemi pritur prej kohësh dhe ende nuk ka një afat të qartë se kur do të përfundojë procesi".

Nëse në javët e ardhshme do të jepet drita jeshile, 23-vjeçari, që është golashënuesi më i mirë i Ligue 1, mund të thirret nga trajneri Steve McClaren për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

EMISIONET