Juventusi fiton dhe dominon Genoan, mos e humbisni “perlën” e Cuadrados

Fitorja e dytë radhazi për Juventusin në Serinë A. Bardhezinjtë tani fitojne dhe me lojë bindëse dhe sot në “Allianz Stadium” dhanë një prove shumë pozitive ndaj Genoas.
2-0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes që u vendos nga një perlë direkt nga këndi i Cuadrados që në minutën e 9’.
Ky është goli i dytë këtë javë që shënohet i tillë direkt nga goditja e këndit teksa në pjesën e dytë edhe Paulo Dybala arriti të shënonte në fund për të vulosur suksesin 2-0.
Me këtë fitore, bardhezinjtë arrijnë Fiorentinën në vendin e pestë dhe janë 7 pikë larg vendit të katërt e 11 pikë larg kreut. Lufta po bëhet gjithnjë e më e forte dhe Juventusi nuk heq dorë lehtësisht nga tituli!/Ora News/.