Juventus ndalet në barazim nga Cagliari, bardhezinjtë e mbyllin ndeshjen me 10-të lojtarë

Juventus ndalet në barazim nga Cagliari, bardhezinjtë e mbyllin

Juventusi është ndalur në barazim nga Cagliari në ndeshjen e xhiros së shtatë para adhuruesve të vet 1-1.

Vetëm pas 15 minutave lojë vendasit gjetën golin e epërsisë me anë të një penalltie të shënuar.

Ishte sulmuesi serb Dusan Vlahovic që realizoi nga pika e bardhë për epërsinë e hershme të Zonjës së Vjetër 1-0.

Vendasit krijuan disa raste të mira shënimi, por duke i shpërdoruar të gjitha ato dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të tyre.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për bardhezinjtë të cilët krijuan disa mundësi të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizojnë.

Por goli i dytë në ndeshje u shënua nga mysafirët të cilët fituan një penallti në minutën e 88.

Mesfushori rumun Razvan Marin u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar shifrat në 1-1.

Vetëm një minutë më vonë, Concecaio i Juventusit u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Deri në fund më nuk pati gola përkundër tetë minutave shtesë dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.

Juventus tani zë vendin e tretë me 13 pikë pas shtatë xhirove, derisa Cagliari është në pozitën e 15-të me gjashtë pikë.

Në xhiron e ardhshme Juventusi luan sërish para adhuruesve të  vet ku pret Lazion, derisa Cagliari përballet me Torinon.

EMISIONET