Juventus mbyll akordin me një yll brazilian, Kai Jorge vishet bardhezi

Juventus mbyll akordin me një yll brazilian, Kai Jorge vishet bardhezi

Pas shumë tentativash tërhiq e mos e këput, më në fund zgjidhet edhe e ardhmja e Kai Jorge.
19-vjecari konsiderohet si një prej talenteve të ardhshëm të futbillit brazilian dhe në 28 ndeshje me Santos ka arritur té shënojë 8 gola e të dhurojë dy asiste.

Për Kai Jorge fillimisht ishte hedhur në sulm Milani por kërkesat e larta të klubit brazilian dhe komisionet që kërkonte lojtari me agjentin e distancuan klubin kuqezi duke i lënë rrugën e lirë Juventusit.

Fillimisht ishte 5 mln euro kërkesa e Santosit për futbollistin por e vlerësuar si e tepërt nga bardhezinjtë kur kujtojmë që lojtari ka vetëm 6 muaj kontratë të mbetur.

Nedved rriti presionin dhe në fund u arrit një akord prej 3 mln euro për kartonin dhe 5% e shitjes në të ardhmen e gjithashtu Santos merr një preferencë mbi lojtarin nëse do të huazohet nga Juventusi.

Lojtari ka postuar në rrjetet sociale se ka marrë avionin drejt Torinos ku do t'i nenshtrohet testeve dhe më pas të firmosë deri në vitin 2026 me Juventusin.

EMISIONET