Juventus “buzëqesh”. Pogba rikthehet pas 5 javësh
Paul Pogba zgjedh ta trajtojë me terapi dhe jo me bisturi dëmtimin në meniskun e gjurit pas goditjes së marrë në turneun amerikan me fanellën e Juventusit.
Mesfushori i transferuar këtë verë te bardhezinjtë i trembi fillimisht drejtuesit por tashmë fika ka kaluar dhe sipas mediave italiane, ai do të qëndrojë vetëm 5 javë larg fushave të blerta madje pas tre javëve të para do të stërvitet i diferencuar.
Frymëmarrje lehtësuese edhe për trajerin e Francës, Didier Deschamps që do ta ketë në dispozicion për Botërorin e Katarit në muajt nëntor-dhjetor.