Joshua e pranon: Usyk më mundi por tani dua të rikthej në shtëpi tre gjerdanët që më mori

Joshua e pranon: Usyk më mundi por tani dua të rikthej në

Anthony Joshua nuk dorëzohet. Britaniku beson verbërisht se mund të rikthehet në majën e botës për të qenë edhe me letra “njeriu më i fortë i planetit”. Për ta konkretizuar objektivin, ai duhet të mundë rivalin ukrainas, Oleksandr Usyk, i cili i rrëmbeu tre gjerdanët e peshave super të rënda herën e fundit kur të dy u përballën.

Dueli i revanshit është planifikuar të zhvillohet në datën 20 gusht në Arabinë Saudite, pothuajse një vit pas humbjes së Londrës.

“Zemërimin dhe urinë e kam ende ndërsa jam shumë i motivuar. Gjërat ndodhin në jetë, por njeriu duhet të jetë i fortë mendërisht për t’i përballuar. Jam i fokusuar te objektivi. Usyk më sulmoi për disa raunde dhe e kam marrë atë leksion. I kam thënë vetes se duhet t’i pranoj gabimet ”.

EMISIONET