Jose Mourinho i fiksuar me Tiranën. Luzitani kërkon që lojtarët t’i dhurojnë kupën

Jose Mourinho i fiksuar me Tiranën. Luzitani kërkon që

Me mbylljen zyrtare të sezonit në Serie A, Jose Mourinho fokusohet tërësisht te finalja e UEFA Conference League e planifikuar për t’u luajtur në 25 maj në “Arenën Kombëtare” të Tiranës.

“Feyenoord ka luajtur 14 ndeshje ashtu si ddhe ka kaluar kundërshtarë të vështirë si Marseille. Duhet t’ua njohim meritat. Finalet janë 50 me 50 dhe ne do të përpiqemi ta bëjmë 51 me 49 për ne. Kjo duhet të ndodhë gjatë gjithë ndeshjes por jo përpara saj. Do të jetë dita e lojtarëve, ne trajnerët mund të japim vetëm një ndihmë të vogël.  Deri tani kam qenë me fat duke i fituar të gjitha finalet e mija. Duhet ta harrojmë faktin se mund të fitojmë finalen e parë si klub. Duhet të mendojmë vetëm për finalen dhe kundërshtarin e të harrojmë që jemi Roma”.

Jose Mourinho nuk ka humbur deri tani asnjë finale në karrierën e gjatë europiane me klube të ndryshme. Ai është shpallur dy herë kampin Europe me Porton dhe Interin dhe një herë fitues i Europa League me Manchester United.

Një sukses i mundshëm në Tiranë do ta bënte atë trajnerin më unikal në historinë e futbollit me nga një trofe të fituar në të gjitha kompeticionet europiane.

 

EMISIONET