Jo vetëm Juventus, dridhen Milan dhe Roma të rrezikuar nga hetimet e prokurorisë

Jo vetëm Juventus, dridhen Milan dhe Roma të rrezikuar nga hetimet e

Ndërkohë që tifozët e Juventusit kanë shfaqur hapur zemërimin e tyre, jo thjesht për dënimin por për faktin që bardhezinjtë ishin të vetmit që u dënuan për plusvalencat, prokuroria po thellohet në hetime dhe shumë shpejt mund të kemi të tjera skuadra të penalizuara.

Nuk bëhet fjalë për klube modeste por për dy nga më të rëndësishmet. Roma dhe Milan rrezikojnë pikë penalizim për të njëjtin shkak që u dënua edhe Juventus me 15 të tilla. Hetimet e federatës të nisura nga letrat qe ka gjetur prokuroria e Torinos, do të skanohen nga gjykata që do të marrë një vendim në 22 shkurt.

Dy klubet në fjalë janë përfshirë në marrëveshje të dyshimta me bardhezinjtë duke ndryshuar shifrat e transferimeve. Me Romën, dyshimet janë për këmbimin Spinazzola-Pellegrini ndërsa me kuqezinjtë për Bonucci-Caldara.

EMISIONET