Jo vetëm eliminimi nga Championsi, Barcelona mbetet dhe jashtë Botërorit të Klubeve
Barcelona u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por do të mbetet edhe jashtë Botërorit të ri për Klubet, që organizohet nga FIFA dhe nis me strukturë ndryshe verën e vitit 2025 në SHBA. Për Spanjën, përveç Real Madridit, kualifikohet edhe Atletico Madridi në këtë kompeticion.
Sipas përllogaritjes së pikëve në tabelën hyrëse, Barça duhej të ishte kualifikuar në finalen e Champions League të këtij viti dhe të shpresonte që “colchoneros” të eliminoheshin kundër Borussia Dortmundit.
Me eliminimin e të dyja skuadrave iberike në çerekfinale, renditja mbetet e pandryshuar dhe avantazhi i skuadrës së Simeone ndaj Blaugranave nuk mund të zvogëlohet më.
Lista e skuadrave evropiane që do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube është thuajse e plotë.
Ekipet e kualifikuara: Manchester City, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Inter, PSG, Porto, Benfica, Juventus, Atletico Madrid, Salzburg ose Arsenal