Ivan Perisic futbollist? Mund të ishte bërë edhe kampion boksi, tenisi apo basketbolli….
Ivan Perisic në formatin superman. I shpejtë, rezistent dhe i fuqishëm. Në fushë vepron në krahun e majtë ku prodhon dhjetra kilometra në çdo ndeshje ndërsa shënjestra nuk i mungon në takimet e rëndësishme dhe jo vetëm.
Njeriu i finales së Kupës së Italisë duket një lojtar i rilindur dhe shumë i rëndësishëm për Interin edhe dy sezone pas rikthimit nga Bavaria ku Bayerni i Mynihut nuk preferoi të ushtronte të drejtën për blerjen e kartonit.
Një nga sekretet e formës fantastike që kroati po kalon është sporti i boksit. Gjatë pushimeve të kampionatit, ai stërvitet në ring, madje shesh herë zgjedh të ndeshet me kampionë si në rastin e Luka Tomic por nuk kursehet as në tenis, basketboll dhe volejboll.
Kush e njeh nga afër e di shuë mirë se ai nuk kalon asnjë ditë pa stërvitje, në det a në mal qoftë me pushime. Radja Naingolan shpesh herë me shaka e ngacmonte kur të dy ishin pjesë e Interit, duke e krahasuar me të famshmin “Forest Gump”. Perisic e ka pranuar edhe vetë se mund të kishte shkëlqyer në çdo sport.
Pasionin për sportin dhe stërvitjen me stil ushtarak ia ka rrënjosur bukuroshja kroate Josipa, fillimisht shoqe e tij dhe sot bashkëshortja me të cilën ka tre fëmijë, Leonardo, Manuela e Luka.