Italia në “Final four” të Ligës së Kombeve, kampionët e Europës mundin Hungarinë për kreun e grupit

Italia në “Final four” të Ligës së Kombeve,

Italia nuk ndalet në Ligën e Kombeve ku siguron finalen e dytë rresht të “Final four”. Në grupin A3 i konsideruar edhe si “Grupi i Ferrit”, të kaltërit kompensuan pjesërisht mungesën në botëror me një tjetër fitore brenda 3 ditësh në përballjen e drejtëpëdrejtë për vendin e parë kundër Hungarisë në Budapest.

Me 8 pikë, të kaltërve u nevojitej vetëm një fitore për të lënë pas Hungarinë me 10 pikë dhe e bënë këtë duke fituar pastër 2-0 me një sukses që i konfirmon përfundimisht lider të grupit ku bëjnë pjesë edhe Gjermania dhe Anglia.

Raspadori në pjesën e parë dhe Dimarco në të dytën por edhe Donarouma me disa ndërhyrje vendimtare ndëruan të besuarit e Roberto Mancinit që do ta mbyllin vitin me dy miqësoret kundër Shqipërisë dhe Austrisë në muajin nëntor pasi botërorin do ta shikojnë nga shtëpia për të dytin edicion rresht.

Me këtë fitore, Italia zyrtariyon biletën për në finalen katërshe ku deri tani përveç të kaltërve janë konfirmuar edhe Kroacia me Holandën, në pritje për të mësuar nëse vendin e fundit do ta sigurojë Portugalia apo Spanja me luzitanët të favorizuar.

 

EMISIONET