Italia e të rinjve i jep leksion skuadrës së Mancinit, siguron finalen e Kupës së Botës, sfidon Uruguajin
Në Botërorin U-20 që po zhvillohet në Argjentinë, Italia dhe Uruguaji kanë arritur të sigurojnë nga një biletë për finalen e madhe.
Të kaltërit kaluan në gjysmëfinale Korenë e Jugut që ishte edhe surpriza e këtij kompeticioni bashkë me Izraelin që u eleminua nga bardhekaltërit. Italia triumfoi 2-1 me një gol fantastik të Pafundit 5 minuta nga koha e rregullt, ndërsa më parë kishte shënuar edhe Casadei që u barazua nga Lee - Seung Wong.
Të dyja ndeshjet u luajtën në stadiumin “Único Diego Armando Maradona” të La Platas. Në ndeshjen tjetër, Uruguaji e kaloi Izraelin 1-0 me një gol të shënuar nga Duarte.
Kjo është finalja e parë për Italinë në kompeticionin që ka nisur të luhet që prej vitit 1997 ndërsa Uruguaji luan finalen e tretë pasi në dy të parat është mundur nga Argjentina dhe Franca.