Ish-sulmuesi i Kombëtares së Ganës bashkohet me Kukësin, largohet Lulaj

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Ganës bashkohet me Kukësin,

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i krahut Edwin Gyasi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër”.

Me këtë komunikatë klubi verilindor kompleton një ditë intensive në merkato ku fillimisht njoftoi largimin e mbrojtësit Bruno Lulaj duke vendosur që të mos e rinovojë kontratën me të.

Afrimi i 31-vjeçarit që luan kryesisht në krahët e sulmit, e kompleton paketën e repartit ofensiv të trajnerit Skënder Gega në prag të një sezoni të gjatë e të lodhshëm.

Komunikata e plotë;

Ferreira vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Beitar Jerusalem, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport.

Gyasi është një prodhim nga akademia e AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Twentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Edëin Gyasi dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welkom GYASI!

 

Skeda e Lojtarit:

Emri: Edwin Gyasi

Mosha: 31 vjeç

Gjatësia: 1.85 m

Kombësia: Holandez

Pozicioni: Sulmues i majtë / djathtë

 

EMISIONET