Çipi: Ekipi më i mirë që kemi pasur, kjo Kombëtare është disa hapa para asaj të De Biasit

Ish-futbollisti i Kobëtares, Kreshnik Çipi në një lidhje me ‘’Skype’’ në Ora News foli për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024 dhe për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Çipi u shpreh se ky është ekipi më i mirë që kemi pasur, dhe se kjo Kombëtare është disa hapa para ekipit të De Biasit.

‘’Ndeshja sot është më tepër ndeshje e krenarisë. Sot luajmë për rekorde. Është ngjarja më e bukur që ka pasur sporti jonë. Ekipi i Sylvinhos, ky ekip Kombëtar është disa hapa para ekipi të De Biasit që na coi në 2016 në europianin në Francë.

Pikat e forta janë kualiteti dhe pikë së pari është grup, kanë harmoninë dhe cilësitë’. Ky është ekipi më i mirë që kemi pasur’, tha ndër të tjera Çipi.

EMISIONET