Inzaghi paralajmëron: Të bëjmë kujdes me Sampin. Titulli? Ndoshta ndodh mrekullia!

Inzaghi paralajmëron: Të bëjmë kujdes me Sampin. Titulli?

Interi kërkon të sigurojë 3 pikët e 90 minutëshit të fundit kundër Sampdorias për të shkuar në 84 dhe më pas mund të mendojë edhe për atë që do të ndodhë në Sassuolo.

Simone Inzaghi nuk dëshiron që skuadra të jetë e shpërqëndruar nga sfida e kuqezinjve në “Mappei” ku do të mjaftoheshin edhe me një barazim për të fituar titullin e 19 pikërisht në dëm të kushërinjve nga i njëjti qytet.

“Kemi edhe 90 minuta për të luajtur për të mos pasur keqardhje nga sezoni edhe pse e dimë që nuk varet plotësisht nga ne çështja e titullit. Duhet ta luajmë me shumë seriozitet këtë duel pasi sezoni jonë varet edhe nga kjo ndeshje.

Mund të them se skuadra ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv dhe jam i kënaqur me atë që ka treguar në fushën e lojës. Do të ishte e jashtëzakonshme ta fitonim titullin por jemi të vetëdijshëm se kemi dhënë gjithçka dhe shumë kënaqësi publikut tonë”.

EMISIONET