Intervista e ‘cencuruar’ e Mbappesë, prezantuesi i programit: Ndoshta e bëjmë dokumentar
Intervista e gjatë e Kylian Mbappésë për Canal +, e transmetuar dje, ka shkaktuar shumë diskutime në Francë dhe më gjerë.
Sulmuesi i Real Madridit ka thyer heshtjen (nuk kishte folur që nga konferenca për shtyp para ndeshjes Francë-Itali, në shtator) për të komentuar tema aktuale, disa prej tyre të ndjeshme si çështja e Stokholmit.
Megjithatë, ai nuk foli për mungesën e tij në ndeshjet e fundit të kombëtares.
Prezantuesi i programit, Mouloud Achour, ka zbuluar se 30 minuta nga intervista nuk janë transmetuar dhe ndoshta asnjëherë nuk do të mësohet se çfarë tha ish-‘ylli’ i PSG-së:
"Në fakt, kemi edhe 30 minuta të tjera nga intervista. Por mundëm të realizonim vetëm një version prej 53 minutash për ta transmetuar.
Kylian flet për paraqitjet e tij te Real Madridi, menaxhimin e imazhit të tij dhe përkushtimin e tij shoqëror.
Gjithashtu, ka një intervistë të përbashkët me nënën e tij, Fayza, diçka që nuk e kishte bërë kurrë publikisht.
Nuk e kemi parë asnjëherë Kylianin të flasë me nënën e tij në një program televiziv.
Nuk e dimë ende çfarë do të bëjmë me këtë material, ndoshta një dokumentar në të ardhmen.
Asgjë nuk është vendosur ende, por për momentin nuk do të transmetohet," tha ai për ‘Le Parisien’.