Interi mori yllin e dytë në fanellë, Agnelli thumbon zikaltrit: Ne e kemi marrë 42 vite më parë!

Interi mori yllin e dytë në fanellë, Agnelli thumbon zikaltrit:

Inter fitoi derbin ndaj Milan 1-2 dhe si rrjedhojë u zyrtarizua për herë të 20 kampionë të Italisë. Klubi zikaltër mori disa urime, por gjithashtu erdhi edhe një thumbim nga Agnelli.

Ish-presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli që nëpërmjet rrjeteve sociale shkruan se më datë 16 maj të vitit 1982, Juventus festoi yllin e dytë në fanellë.

Ideja e Agnelli ishte se arritjen që bëri Interi, Juventus e ka realizuar plot 42 vite më parë duke vijuar në distancë atë “luftë” që zgjat nga fillimi i historisë së dy klubeve.

EMISIONET