INTERI ME DËMTIME! Inzagi merr frymë pas përfundimit të kombëtareve

Interi do të jetë në sfidën ndaj Udines pa Martines dhe Dumfries. Mjekët kanë konfirmuar dëmtimet, ndërsa pritet të jenë në dispozicion në përballjen për kupën në derbin me Milanin. Nga ana tjetër përfundimi i përballjeve të kombëtare i kanë dhënë frymëmarrje Inzagit pas plotësimit të ekipit ku sfida në Champions mbetet kryesorja

INTERI ME DËMTIME! Inzagi merr frymë pas përfundimit të

Ashtu siç ishte parashikuar kontrollet mjekësore kanë konfirmuar problemet fizike për dy titullarë të rëndësishëm të Interit: Lautaro Martinez në sulm dhe Denzel Dumfries në mbrojtje. Kapiteni argjentinas vuan nga një dëmtim muskulor të kofshës, i cili është në fazë shërimi. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim, dhe rikthimi i mundshëm parashikohet mes derbit të kupës ndaj Milanit më 2 prill dhe sfidës së kampionatit kundër Parmës.

Nga ana tjetër, Dumfries ka pësuar një distraksion në bicipitin femoral të kofshës së djathtë, dhe do të bëhet një rivlerësim mjekësor javën e ardhshme. Kthimi i tij pritet të ndodhë mes ndeshjes ndaj Parmës dhe përballjes së Champions League kundër Bayern Munich, që është kthyer në objektivin kryesor për stafin teknik dhe vetë lojtarët.

të dy lojtarët do të mungojnë ndaj Udineses, ndërsa Lautaro do të tentojë të jetë i gatshëm për derbin me Milanin, pa marrë asnjë rrezik të panevojshëm. Dumfries, ndërkohë, do të ketë nevojë për disa ditë më shumë për të qenë në formë.

Ndërkohë, Simone Inzaghi merr frymë më lehtë me kthimin në dispozicion të Dimarco, Zaleëskit dhe Darmianit, të cilët kanë lënë pas problemet respektive. Gjithashtu, që nga e marta pritet të rikthehen gradualisht edhe lojtarët që kanë qenë të angazhuar me kombëtaret, ndërsa Taremi dhe Asllani janë të fundit që do t’i bashkohen grupit, të enjten.

Interi, megjithatë, ka një synim të qartë: të jetë në formë optimale për çerekfinalet e Champions.

EMISIONET