Inter në alarm, Liverpool mendon seriozisht për Nicolo Barella-n

Inter në alarm, Liverpool mendon seriozisht për Nicolo Barella-n

Afrime të ëmbla si në rastin Lukaku por edhe largime të dhimbshme. Merkatoja e Interit nuk mund të jetë vetëm në hyrje dhe gjatë kësaj vere nuk do të ketë vetëm lajme të ëmbla për tifozët zikaltër pasi klubi duhet të arkëtojë për të ruajtur bilanc pozitiv në financa.

Përveç Skriniar një tjetër yll që rrezikon largimin është edhe Nicolo Barella. Sipas “Daily Express”, Jurgen Klopp është magjepsur nga lojtari italian dhe e dëshiron me çdo kusht duke nisur ofensivën në Milano ku premton të postojë edhe mesfushorin Naby Keita.

3 gola, 13 asiste dhe një poikë referimi te Interi, Barella është njeriu më i rëndësishëm në organikën e Inzaghit por për Beppe Marottan askush nuk është i pa sakrifikueshëm. Kështu, pas blerjes së Darwin Nunez, Klopp kërkon të rifreskojë edhe mesfushën ku titullarëve Jorginho e Henderson ëndërron t’u bashkojë një lojtar me shumë ciklësi si Nicolo Barella.

EMISIONET