Ilir Daja: Ekipi sakrifikoi shumë, mund të kishim shënuar

Ilir Daja: Ekipi sakrifikoi shumë, mund të kishim shënuar

Dy humbje ndaj një ekipi të fortë si Baseli e eliminuan Partizanin nga Conference League. Në reagimin e tij pas ndeshjes, trajneri Daja e pranoi se ekipi u mundua dhe bëri maksimumin teksa nuk harroi që skuadra ka lojtarë të rinj dhe u ngrit nga e para në pak ditë.

Partizani pati raste dhe krijoi mundësi për të shënuar. A ndjeni keqardhe që nuk gjetët dot rrjetën?

“Sigurisht që përballë kishim një ekip që ka shumë cilësi dhe që ka manovra shumë të mira si në sulm, ashtu dhe në mbrojtje, gjë që ne nuk e kemi, pasi kemi krijuar një ekip të ri dhe çdo gjë është filluar nga e para. Sakrifica e lojtarëve bëri që ne të kishim disa raste për të shënuar”

Keqardhje edhe për mënyrën sesi u pësuan golat?

“Efekti i lodhjes bëri punën e saj, doja që lojtarët me eksperiencë t’i jepnin më shumë qetësi ekipit. Kjo nuk do të thotë që goli ishte përgjegjësi e tyre por humbja e topit në gjysmëfushën tonë ndikoi. Ato hapësira që linte Baseli duhej t’i shfrytëzonim por nuk mund t’i bëjmë të gjitha brenda një muaji pasi jemi ekip i riformatuar. Nuk kemi ruajtur grupin e sezonit të kaluar ku veprimet ishim më të harmonizuara. Të them të drejtën, do t’i përshëndesja lojtarët që me sakrificën e tyre të paktën mbuluan boshlliqet e efektit kohë që kishim në dispozicion”

Ndeshja e fundit e Bardhit me Partizanin. Keni një mesazh për të.

“Natyrshëm që Bardhi është një lojtar që i ka dhënë Partizanit dhe meriton respektin në radhë të parë si djalë, sepse në një moshë të re ishte titullar i ekipit, pasi ka eksperiencë prej disa vitesh në Superiore dhe kjo e shoqëruar edhe me cilësi të mira individuale. I uroj suksese atje ku do të shkojë në mënyrë që të përfaqësoj edhe një pjesë të Partizanit pasi është lojtar që ka dalë nga Akademia e klubit tonë”, përfundoi trajneri Ilir Daja.

EMISIONET