“Ikona” e Rumanisë i lumtur pas fitores: Kemi skuadër të pjekur, Kosova me lojtarë egoistë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2024, 14:41
Adrian Mutu, “ikona” e njohur rumune u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 të përfaqësueses ndaj Kosovës.
”Ne jemi më të vlefshëm, ata nga Kosova i kam parë shumë individualistë. Ishim të pjekur, ishim një ekip. Më pëlqeu pjekuria e kombëtares”,- tha Mutu për ndeshjen e Nations League.