Ideja anormale e Katarit/ 6 muaj në grumbullim përpara Kupës së Botës

Ideja anormale e Katarit/ 6 muaj në grumbullim përpara Kupës

Për herë të parë Kupa e Botës në futboll do të luhet gjatë muajve të dimrit për shkak të organizimit në Katar ku është e pamundur që në muajt e veerës të luhet futboll, por anomalitë që po shkakton vendi nga Lindja e Mesme nuk përfundojnë me kaq. E radhës i takon pikërisht Kombëtares së vendit organizator.

Skuadra e Katarit, ndryshe nga të gjitha ekipet e tjera, do të qëndrojë e grumbulluar gjashtë muaj përpara nisjes së evenimentit, çka do të thotë se aktualisht lojtarët kanë nisur fazën përgatitore. Gjatë kësaj kohe, ekipi i trajnerit Felix Sanchez do të luajë disa ndeshje miqësore përpara sfidës së debutimit në 21 nëntor kundër Ekuadorit.

Pjesa e parë e fazës përgatitore do të përqëndrohet në Spanjë përpara se skuadra të shkojë në Austri ku do të marrë pjesë në një turne me katër skuadra ku bëjnë pjesë edhe Maroku, Gana e Xhamajka.

Ideja për ta mbajtur kaq gjatë skuadrën në grumbullim ka hasur në kundërshtime madje edhe brenda grupit. Sipas një pjese të lojtarëve, kjo mund të rëndojë psikologjikisht tek ata.

Gjithsesi kjo nuk është një risi sepse 20 vite më parë Koreja e Jugut bëri të njëjtën gjë për rreth 5 muaj dhe kjo dha rezultate pasi Kombëtarja nga Azia u eleminua vetëm në gjysmëfinale nga Gjermania duke zhvilluar një botëror model.

 

 

 

 

EMISIONET