I jep pikë ekipit të tij, Muçi fiton penallti dhe gjen golin me Legian

I jep pikë ekipit të tij, Muçi fiton penallti dhe gjen golin me

Legia-Warta Poznan mbyllet me barazimin 2-2, me skuadrat që ndajnë pikët në takimin e javës së 16-të të kampionatit polak.

Me ndeshjen që ishte në rezultatin 0-2, Muçi fitoi penallti në minutën e 45+ 3′,që u ekzekutua nga Joseu në minutën e 45+5′, duke rihapur sfidën.

Ndërsa në momentin që skuadra e tij ishte në disavantazhin 1-2, në minutën e 63’ i asistuar nga Kapustka, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi gjen rrugën drejt rrjetës dhe barazon për vendasit.

Në fund takimi u mbyll me barazimin 2-2, me Muçin që ndihmoi Legia-n për të marrë një pikë në shtëpi dhe që pas javës së 16-të renditet në vend të gjashtë me 25 pikë, teksa Warta Poznan renditet në vend të 13-të me 18 pikë.

Muçi kështu kalon thatësirën me Legia-n, pasi për herë të fundit me skuadrën polake kishte shënuar dy gola ndaj Aston Villa-s në Conference League, më 21 shtator, teksa në kampionat kishte gjetur rrjetën në transfertën e Piast Gliwice më 16 shtator.

EMISIONET