I dënuar të mbajë mbi shpinë mbiemrin “Messi” dhe numrin 10…

I dënuar të mbajë mbi shpinë mbiemrin “Messi”

Newell's Old Boys numëron vetëm 6 titujt në Argjentinë dhe dy finale Libertadores të humbura dhe sigurisht që nuk është muzeu shkaku u krenarisë së klubit. Lionel Messi i ka hedhur hapat e parë pikërisht në skuadrën nga Rosario ashtu si edhe një tjetër legjendë, Diego Armando Maradona.

Newell, asnjëherë nuk e ka humbur shpresën se një ditë Leo do të rikthehet në qytetin e lindjes për të mbyllur karrierën por për momentin nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë dhe klubi vendos që gjithsesi ta ketë një ‘’Messi’’ në fushën e lojës.

Quhet Joaquin Silvio Messi, është 20 vje­ç por nuk ka asnjë lidhje me fituesin e 7 Topave të Artë. Ndryshe nga Leo, ai ka të djathtën këmbë të preferuar, është 5 cm më i gjatë se Leo por të luash me këtë mbiemër dhe mbi të gjitha me numrin 10 mbi shpatulla nuk është e lehtë për një djalosh që militon ende te skuadra e të rinjve.

Në një intervistë për “La Nacion” ai shprehet se fakti që mban mbiemrin e sulmuesit legjendar e rëndon shumë. “Një ditë në një ndeshje me Banfield, mbrojtësi i tyre më ofendoi me fjalë të ndyra gjatë gjithë ndeshjes vetëm sepse quhem Messi”, thekson djaloshi që shpesh herë është detyruar të vendosë mbiemrin e mamasë në fanellë.

 

 

 

 

EMISIONET