I bie të fikët në fushën e lojës por kërkon të rifutet në ndeshje pasi përmendet
Momente frike në Spanjë gjatë ndeshjes Cordoba-Racing de Ferrol e vlefshme për serinë C. Mbrojtësi i skuadrës së shtëpisë, Dragisa Gudelj, u rrëzua papritur në fushën e lojës pasi i ra të fikët pas 10 minutave lojë.
Një situatë e ngjashme me atë të Cristian Eriksen në Euro 2020 dhe menjëherë pas rrëzimit të tij në fushë vrapuan për ta ndihmuar shokët e skuadrës dhe stafet mjekësore. Ata nisën menjëherë procedurat e rehabilitimit dhe për fat të mirë, lojtari u përmend pas pak çasteve e madje dëshironte të rikthehej në fushën e lojës.
Lojtari u transportua në spital dhe është nën vëzhgim ndërsa arbitri ndërpreu ndeshjen në momentin që shifrat ishin fiksuar në rezultatin 1-1.
Gudelj del Córdoba se desmaya y han empezado hacer la rcp, se lo llevan en camilla, y se acaba de incorporar al meterse en ambulancia, menos mal. Que no sea nada, mucho ánimo Córdoba, a por los 3 puntos. Especialmente por Gudelj después del gran susto y el almeriense Carlos Marín pic.twitter.com/0zYZMB9E1R
— Jdp78 (@Jdpd78) March 25, 2023