Humbi jetën në tragjedinë e Koçanit/ Shkupi tërheq numrin 77, familjes së Lazarovit do t’i paguhet kontrata e plotë

Humbi jetën në tragjedinë e Koçanit/ Shkupi tërheq

Klubi i Shkupit ka vendosur të tërheqë numrin 77, të cilit e mbante futbollisti Lazarov, i cili ishte mes viktimave të shumta të tragjedisë së Koçanit.

Por jo vetëm kaq: drejtuesit e klubit kanë vendosur që kontrata e futbollistit të ndjerë do t’i shlyhet familjes së të ndjerit deri në skadim.

Më poshtë, njoftimi i Shkupit:

“FC Shkupi ka marrë vendimin që të tërheqë nga përdorimi numrin 77, të cilin e mbante Andrej Lazarov deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Ky është një gjest shumë i vogël nga ana jonë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në klub.

Gjithashtu, klubi ka vendosur që familjes së tij t’i paguhen pagat sipas kontratës që Lazarov kishte me FC Shkupin.

Andrej Lazarov do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së FC Shkupit, dhe këto vendime të marra nga kryesira janë një shenjë e vogël për të nderuar kujtimin e tij.”

EMISIONET