Holanda, Dumfries: Ky start për mua si një ëndërr

Holanda, Dumfries: Ky start për mua si një ëndërr

Denzel Dumfries u shpall nga UEFA si lojtari më i mirë i ndeshjes në duelin e fituar ndaj Austrisë ku mbrojtësi shënoi sërish dhe pas takimit ai ka fjalë vetëm të mira për skuadrën.

“Unë mendoj se penalltia ishte e saktë dhe e justifikuar. Këto janë tri pike shumë të rëndësishme që për ne shënojnë një fillim fantastik. Ne e filluam mirë këtë Europian dhe tani kërkoj më shumë në këtë rrugëtim. E kontrolluam mirë ndeshjen dhe mendoj se patëm shumë raste për të shënuar. E shfytëzuam mirë forcën tonë dhe mësuam nga ndeshjet e mëparshme pasi u pa sot ku e mbajtëm portën të paprekur. Trofeu i Euro 2020? Ne e dijmë se çfarë kërkojmë, për mua ky fillim është si një ëndërr”, përfundoi lojtari 25-vjeçar.

Dumfries po ekzaltohet gjithnjë e më shumë me skemën e përdorur nga De Boer, 3-5-2, ku lojtari ka më shumë hapësira përpara dhe arrin te goli siç e ka treguar në dy ndeshjet e para.

Ndoshta tashmë të kualifikuar në sfidën me Maqedoninë, Dumfries mund t’i lejohet një ndeshje pushim që ai të marrë energjitë e duhura për fazën e 1/8.

EMISIONET