Historike, për herë të parë një grua zgjidhet presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Historike, për herë të parë një grua zgjidhet

Kirsty Coventry është emëruar presidente Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (e dhjet në radhë).

41-vjeçarja nga Zimbabve u zgjodh përmes një vote sekrete mes shtatë kandidatëve gjatë sesionit të 144-të të CIO-s, i cili u mbajt në Costa Navarino, në Greqi.

Mandati i saj do të ketë një jetëgjatësi prej tetë vitesh.

Coventry do të zëvendësojë Thomas Bach, i cili ka udhëhequr CIO-n që nga viti 2013 dhe u rikonfirmua në 2021.

Ajo do ta marrë zyrtarisht postin më 23 qershor 2025, datë kur do të ndodhë kalimi i detyrës nga presidenti aktual.

Më pas, Bach do të largohet edhe nga pozita e tij si anëtar i CIO-së dhe do të bëhet President Nderi.

Coventry do të jetë gruaja e parë dhe përfaqësuesja e parë e kontinentit afrikan që do të mbajë këtë post.

Angazhimi i saj i parë i madh do të jetë mbikëqyrja e Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Kortina 2026, të cilat do të nisin më pak se 11 muaj pas marrjes së detyrës.

 

EMISIONET