Heroi Antetokounmpo: Askush nuk më besoi, nisa basketbollin për të ndihmuar familjen

Heroi Antetokounmpo: Askush nuk më besoi, nisa basketbollin për

Giannis Antetokounmpo është heroi dhe kampioni i NBA. Edhe pse Milwaukee fitoi titullin e dytë në histori pas 50 vitesh, merita e madhe, ndoshta më shumë se 50% e atij trofeu i takon lojtarit grek, Giannis Antetokounmpo.

I lindur nga prindër grekë me origjinë nigeriane, ylli i NBA e nisi karrierën me të rinjtë në Athinë dhe vetëm në 2013 u përfshi në draftin e NBA ku më pas pati vetëm rritje, rritje deri te titulli i madh.

26-vjeçari nuk është fans i madh i intervistave por pas fitores së titullit foli duke hapur edhe zemrën.

“Fillova të luaj basketboll për të ndihmuar familjen time. Kurrë nuk kam menduar se do të arrija në majë në moshën 26 vjeçare. Mos lejoni që njerëzit t’ju ​​thonë se nuk mund të bëni diçka. Më kanë thënë që nuk di të gjuaj gjuajtje të lira. Unë nuk i mora parasysh ato dhe tani jam kampion në NBA”, tha ish-fëmija i varfër nga rrethi Sepolia i Athinës.

Ylli i Milwaukee u shpreh se askush nuk besonte te ai dhe se nisi të luante basketboll për të ndihmuar familjen që kishte vështirësi por tani u shpreh se e shikojnë ndryshe.

26-vjeçari qeshi kur i kujtuan disa deklarata se nuk do të largohej nga Milwaukee derisa të fitonte një titull pasi askush nuk e besonte ndërsa tani i shikon të gjithë në sy dhe tepër krenar.

Historia e Antetokounmpo është një frymëzim se çdo njeri mund të luftojë për ëndrrat e mëdha, është një histori suksesi plotësisht e arritur në saj të aftësive dhe shpirtit luftarak.

EMISIONET