Harry Kane mendon rikthimin në Premier League me destinacion Liverpool-in

Harry Kane mendon rikthimin në Premier League me destinacion Liverpool-in

Një rikthim në Premier League që do të ishte i mrekullueshëm. Kjo është ajo që mund të ndodhë me Harry Kane vitin e ardhshëm.

Sulmuesi anglez u transferua te Bayerni verën e kaluar për shifrën marramendëse prej 120 milionë eurosh, të ndara në pjesën fiksë (100 milionë) dhe bonus (20), por pas dy vitesh ai mund të kthehet në atdhe.

Për momentin, është thjesht një thashethem, me tregun ende të largët dhe bavarezët që janë ende në luftë në disa fronte.

Bayerni, i pari në Bundesligë, do të jetë gjithashtu kundërshtari i ardhshëm i Interit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

E ardhmja,  te Liverpooli

Megjithatë, lajmi për një mundësinë largimi të Kane ka shpërthyer në ambientet që lidhen me merkaton.

Sipas asaj që raporton ‘Fichajes’, 31-vjeçari po mendon për një rikthim në Premier League, me Liverpool-in që është shumë i interesuar.

Lojtari gjithashtu e pëlqen destinacionin, pasi ‘The Reds’ janë të parët në klasifikim me +12 pikë ndaj Arsenalit që është i dyti.

Statistikat në Gjermani

Performanca në Gjermani ka qenë gjithmonë e lartë për sulmuesin.

Këtë vit, për shembull, ai ka realizuar tashmë 32 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 37 ndeshje në gara të ndryshme, ndërsa në sezonin e kaluar, kur titulli i kampionit të Gjermanisë shkoi te Bayer Leverkusen-i i Xabi Alonso-s, ai shënoi 44 gola dhe dha 12 asistime në 45 ndeshje.

EMISIONET