Halaand “robot”, shënon tre gola në çerekfinalen e FA Cup, Guardiola në gjysmëfinale (VIDEO)
Sërish fitore e thellë dhe sërish me golat e Erling Halaand. Tre ditë pas suksesit të thellë 7-0 ndaj Leipzig që i siguroi çerekfinalen e Champions League, Manchester City shpërfytyron edhe Burnley në çeërekfinalen e FA Cup.
Me tre realizime të sulmuesit norvegjez që mori një top tjetër në shtëpi, skuadra e Pep Guardiola-s nuk has aspak vështirësi ndërsa Julian Alvarez e gjeti dy herë rrjetën.
Në këtë mënyrë, Man. City që e ka fituar 6 herë këtë trofe, mbetet në garë për 3 kompeticione ndërsa Burnley e shtyn për më tej takimin me FA Cup, trofe që nuk e fiton që prej 109 vjetësh.