Halaand magjistar, kërkon të bashkojë grupin Oasis, vëllezërit Gallagher urrehen prej vitesh

Halaand magjistar, kërkon të bashkojë grupin Oasis,

Magjia e futbollit shkon përtej çdo imagjinate sepse atë që mund të bëjë loja nuk arrijnë ta bëjnë as njerëzit më të veçantë e të talentuar të planetit. Po flasim për vëllezërit Gallagher të grupit Oasis, prej shumë vitesh “armiq”.

Që të dy nuk flasin e madje grupi është ndarë dhe nuk funksionon më si i tillë për shkak të përplasjeve të vazhdueshme që krijuan një frakturë e cila nuk u ngjit as nga fakti se ata janë vëllezër.

Gjithsesi ka një formulë dhe ajo quhet Manchester City, klubi dhe ngjyrat që ata i dashurojnë që në vegjëli. Erling Halaand ka marrë përsipër misionin e vështirë për të bashkuar dy vëllezërit për të rikthyer edhe një herë në skenë Oasis.

Pasi pozoi me të dy në dhomën e zhveshjes me të mbathura gjatë festës së titullit të nëntë, 23-vjeçari premtoi se do të bëjë çmos që Noel dhe Liam të dalin sërish bashkë në skenë, të paktën me një hit.

 

EMISIONET