Haaland, legjenda e Norvegjisë, thyen rekordin 92-vjeçar

Haaland, legjenda e Norvegjisë, thyen rekordin 92-vjeçar

Erling Haaland, ky emër i destinuar të thyejë çdo rekord, jo vetëm me Man.City, por po e bën edhe në përfaqësuesen norvegjeze.

Ndaj Sllovenisë, Haaland theu një rekord që qëndronte në fuqi prej 92 vitesh.

Me golin e parë të realizuar në minutën e 7-të, Haaland u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e përfaqësueses norvegjeze, kapi kuotën e 34 gola, për më tepër me 36 ndeshje në dispozicion.

Me të në formacion, Norvegjia e kishte të lehtë të zgjidhte ndeshjen pasi me fillimin e pjesës së dytë, Haaland dhuroi edhe një asssit për të dyfishuar shifrat.

Biondi nuk u mjaftuan me kaq, por në këtë mbrëmje rekord realizoi edhe golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Norvegjinë.

Fal formës së shkëlqyer të Haaland, Norvegjia kryeson Grupin 3 në Ligën B me 7 pikë.

Në vendin e dytë me 4 pikë renditet Austria, me këta të fundit që mposhtën Kazakistanin me rezultatin e thellë 4-0.

EMISIONET