“Guri, letra dhe gërshëra”. Fituesin në çiklizëm e ndan një lojë…fëmijësh (Video)
Fituesi i Tour de France, Tadej Pogacar i dhuroi fitoren rivalit Rafal Majka në me një gjest të pazakontë. Teksa po i drejtoheshin fundit në një prej etapave të Turit të Sllovenisë, dy rivalët vendosën që të apolikonin lojën e famshme të fëmijëve, “Guri, letra dhe gërshëra”.
Pogacar e arriti rivalin 2.5 km nga fundi i etapës së katërt, por nuk pranoi të duelonte në metrat e fundit duke i dhënë një mundësi të artë kundërshtarit, lojën të cilën mesa duket e fitoi Majka.
Shikojeni për ta besuar;
Rock, paper, scissors anyone? ✂
— Eurosport (@eurosport) June 18, 2022
Rafaj Majka and Tadej Pogacar take a 1-2 at the Tour of Slovenia... decided by a game of rock, paper, scissors! ???? pic.twitter.com/YfyujYGMkM
Komentatorët nuk arritën t’i mbanin të qeshurat sigurisht që e kaluan me sportivitet këtë moment të pazakontë në historinë e sportit të çiklizmit.