Guardiola ka zbuluar trajnerin e së ardhmes: Përpiqem ta kopjoj

Guardiola ka zbuluar trajnerin e së ardhmes: Përpiqem ta kopjoj

Në mediat botërore ka bërë bujë ditën e sotme një deklaratë e trajnerit të Man. City, Pep Guardiola, i cili nuk kursehet në lavdërime kur pyetet për italianin e Brighton, De Zerbi.

"Robero është një nga trajnerët më influentë të 20 viteve të fundit, jam i sigurt për këtë që them. Kur erdhi në Premier isha i sigurt që do të kishte impakt por jo kaq shpejt. Nuk ka asnjë skuadër në botë që luan si Brighton dhe krijon 25 raste për ndeshje e madje monopolizon topin sikur nuk e kanë parë prej shumë kohësh.

Asnjë nuk luan si ata, skemat i përfshijnë të gjithë, që nga portieri i cili sillet si një mesfushor. Nëse nuk luan me presion ndaj tyre, ata mund të të krijojnë shumë probleme. është një nga skuadrat nga të cilat kërkoj të mësoj shumë. Brighton është unikal si një restorant Michelin".

EMISIONET