Grushto për Shqipërinë, boksieri 17-vjeçar Luis Gjolena do të përfaqësojë vendin tonë në Europian

Grushto për Shqipërinë, boksieri 17-vjeçar Luis Gjolena

Luis Gjolena është 17 vjeçari shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin europian të boksit për moshën deri në 18 vjec. Ai tregon emocionet e  këtij kompeticioni  ndërsa trajneri i tij e sheh të ardhmen e boksit të Luisi. 

Luis Gjolena po stërvitet për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin europian të boksit për moshën deri në 18 vjeç me peshën 86 kg.

Në raftin e çmimeve dhe medaljeve ku veç të tjerash qëndron dhe ajo e Kupës së Botës, Luisi ka bërë një vend atë që do të marrë në europian.

Ishte 12 vjeç kur  u angazhua me këtë sport me shtysën kryesore nga babai i tij.

Kujton garat mes miqve të lagjes dhe të shkollës, dhe prej andej ëndërronte ringun.

Megjithse duket si një sport i dhunshëm, boksi kërkon që mbi të gjitha të jesh inteligjent dhe i vëmendshëm.

Pas europianit përkëtë grupmosh, synon të bëhet pjesë e profesionistëve të rritur.

Të ardhmen nuk e shikon në Shqipëri.

Trajneri i tij Sead Bushati tregon se te Luisi ka parë disa karakteristika të rëndësishme për këtë sport.

E ardhmja e boksit shqipar është në duar të Luisit dhe të bashkëmoshatarëve të tij të lalentuar.

 Vec përkushtimit dhe dashurisë për sportin, Luis Gjolenë e ndihmon shumë stërvitja me kampionët shqiptarë të boksit si Denis Nuraj, Alban Bermeta etj.

EMISIONET