Graelish në marrëdhënie intime me femrën që mendohet se dhunoi shoku i skuadrës, Mendy

Graelish në marrëdhënie intime me femrën që mendohet se

Gjyqi ndaj mbrojtësit të Manchester City, Benjamin Mendy nxjerr në siperfaqe një skandal tjetër që lidhet me një tjetër lojtar të “citizens”, Jack Graelish. Në gjykatë u zbulua dëshmia e një femre që pretendon se është dhunuar seksualisht nga francezi, e cila thekson se në të njëjtën mbrëmje kur u regjistrua ngjarja, ajo kreu marrëdhënie seksuale edhe me mesfushorin nga Birminghami.

Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit gusht të vitit të kaluar. Lojtarët e Manchester City ishin në barin “China White” përpara se të shkonin në shtëpinë e mbrojtësit në zonën e Pretsbury. Vajza që pretendon se ka pasur marrëdhënie me Graelish është 17 vjeç.

Ajo ka rrëfyer në polici se kur mbërriti në shtëpinë e Mendy bashkë me shoqet e saj, Graelish ishte rrethuar nga femrat dhe po konsumonte sasi te madhe alkooli. Dëshmi që e fut në telashe të vërteta lojtarin anglez i cili kaloi një verë të nxehtë pas festimeve me alkool dhe birra për festën e titullit.

EMISIONET