Goli i parë i historisë nga pankina. Shikojeni (VIDEO)
Argjentinasi Correa bëhet protagonist në ndeshjen Atletico Madrid-Getafe. Në minutën e 69 të ndeshjes, ai shënoi një gol që fillimisht u anulua nga arbitri.
Trajneri Diego Simeone veproi më pas duke e larguar nga fusha e lojës por në momentin që ai ishte në pankinë arbitri e pa sërish aksionin dhe e cilësoi golin të rregullt.
Kaq mjaftoi që shokët t'i drejtoheshin pankinës për të festuar bashkë me lojtarin argjentinas i cili u zëvendesua nga Carrasco.
Kjo është hera e parë në erën VAR që një lojtar shënon, zëvendësohet dhe më pas mëson nga pankina dhe jo nga fusha se goli është i rregullt.