Goditje për verdhekuqtë, ‘Ylli’ argjentinas i Romës mbyll sezonin

Goditje për verdhekuqtë, ‘Ylli’ argjentinas i Romës

Paulo Dybala, sulmuesi i Romës, ka pësuar një lëndim të rëndë muskulor gjatë ndeshjes kundër Cagliari-t, duke qenë i detyruar t’i nënshtrohej një operacioni në tendinën e këmbës së majtë.

Ky operacion pritet ta mbajë jashtë fushave për pjesën tjetër të sezonit aktual.

Në këtë sezon, Dybala ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër asiste në 36 ndeshje, duke qenë një element kyç në sulmin e ekipit të drejtuar nga Claudio Ranieri.

Lëndimi i tij paraqet një goditje të rëndë për Romën, veçanërisht duke pasur parasysh konkurrencën për pozitat evropiane në Serie A.

Për më tepër, Dybala ka rinovuar automatikisht kontratën me Romën deri në qershor 2026, duke u renditur ndër lojtarët më të paguar në Serie A me 8 milionë euro në sezon.

Ky lëndim vjen në një moment kritik, pasi ai pritej të ishte pjesë e ndeshjeve të ardhshme të kualifikueseve për Kupën e Botës me kombëtaren argjentinase.

EMISIONET