Goditje për Dinamon, Dejvi Bregu dëmtohet dhe mbyll vitin
Te Dinamo kanë marrë një lajm të keq. Dejvi Bregu ka një dëmtim serioz dhe në këto kushte do të mungojë disa javë.
Vlonjati u dëmtua në derbi ndaj Partizanit, ku gjatë një dueli me Prekën u shkel nga ky i fundit. Nga dëmtimi që mori ishte e pamundur të vazhdonte lojën dhe në këto kushte tashmë është zbuluar edhe gjendja e tij.
Bregu pas vizitave të detajuara mjekësorë duhet t’i nënshtrohet një operacioni, pasi 29-vjeçari ka thyer një gisht të këmbës. Kjo kërkon një ndërhyrje, e cila do të ndodhë në ditët e ardhshme.
Ky dëmtim kërkon kohë për t’u rikuperuar dhe në këëto kushte sulmuesi ka mbyllur para kohe vitin 2024 pasi i duhet minimalisht 4-6 javë kohë. Kjo është një mungesë e madhe për Ilir Dajën, i cili në ndeshje të rëndësishme nuk do të mund të mbështet te shërbimet e Bregut.