Goditje e madhe nga Erzeni, Kukësi zhytet në fundin e klasifikimit

Goditje e madhe nga Erzeni, Kukësi zhytet në fundin e klasifikimit

Surpriza e madhe e këtij sezoni, Erzeni, nuk di të ndalet duke regjistruar një tjetër fitore që e ngjit sërish në zonën europiane. Skuadra e trajnerit Xhevahir Kapllani zhyt në një krizë shumë të thellë Kukësin që mbetet në fundin e klasifikimit duke rrezikuar shumë që të flirtojë me Kategorinë e Parë pas një 90 minutëshi të dobët në shtëpi ku Alan dhe Nonato i dhuruan 3 pikë ekipit shijakas.

Një gol i anuluar nga VAR dhe një penallti e humbur nga Basha shtuan presionin në këmbët e kuksianëve që pësuan gol në fundin e pjesës së parë dhe nuk mundën ta kthenin disavantazhin madje pësuan edhe të dytin duke humbur çdo mundësi për të dalë me pikë nga kjo sfidë.

Me këtë sukses, Erzeni ngjitet në vendin e katërt me 26 pikë, 5 më pak se Tirana ndërsa verilindorët mbeten në fund me 16.

 

 

 

 

EMISIONET