Goditja e sulmuesit të Partizanit që i kushtoi 7 qepje në sy, Kukësi 4 ndeshje pa tifozë

Goditja e sulmuesit të Partizanit që i kushtoi 7 qepje në sy,

Katër ndeshje pa tifozë dhe 100 mijë lekë gjobë. Ky është vendimi ndëshkues për Kukësin nga ana e Komisionit të Disiplinës në FSHF pas ngjarjeve të shëmtuara të fundjavës ku sulmuesi i Partizanit, Tedi Cara u godit me një shishe uji të ngrirë duke pësuar dëmtim në sy çka e detyroi të zëvendësohej që në pjesën e parë të sfidës.

“KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë”, theksohet në vendimin e Disiplinës.

Pak orë pas ngjarjes, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim personin përgjegjës për këtë ngjarje. Bëhet fjalë për një shtetas me inicialet A. E., 47 vjeç, i cili nuk është ndaluar ende..

Ndërkohë, sulmuesi i skuadrës së kuqe ka nisur rregullisht stërvitjen ditën e djeshme edhe pse iu nënshtrua 7 qepjeve në pjesët lartë dhe poshtë syrit të majtë.

 

Momenti i goditjes së Carës


Për sjellje të gabuar të tifozëve është dënuar edhe Erzeni me 50 mijë lekë gjobë ndërsa Partizani dhe Teuta vazhdojnë të figurojnë javë pas jave në vendimet e Disiplinës me gjobat 50 mijë lekëshe pasi nuk pranojnë të vendosin stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës.

EMISIONET